Pas tre vitesh burg, gjykata në Turqi liron gazetarët e akuzuar për ndihmë të Gulenit

Publikuar tek: bota, më 16:57 06-11-2019 Pas tre vitesh burg, gjykata në Turqi liron gazetarët e akuzuar për ndihmë të Gulenit

Gjykata e Turqisë ka dhënë masën ‘lirim me kusht’ për gazetarët e njohur Ahmet Altan dhe Nazli Ilicak, të cilët  kishin kaluar tre vjet në burg, të akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar të 2016-ës.

Të dy gazetarët u burgosën për  ndihmën që dyshohej se ia dhanë klerikut Fetullah Gulan, të cilin Ankaraja e akuzon si dirigjent të grusht-shtetit në vitin 2016.

Më herët gjykata dënoi Ahmet Altan me dhjetë vjet burg dhe Nazli Ilicak me tetë, por urdhëroi lirimin e tyre me kusht, për shkak të tre viteve që ata kishin kaluar në burg gjatë periudhës paraprake.

Kujtojmë që rasti i tyre tërhoqi kritika të mëdha nga grupet e të drejtave të njeriut dhe shteteve perëndimore që u alarmuan me numrin e madh të arrestimeve që realizoi qeveria e presidentit Erdogan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027312040328979
array(1) { ["section"]=> string(91) "pas-tre-vitesh-burg-gjykata-ne-turqi-liron-gazetaret-e-akuzuar-per-ndihme-te-gulenit-184923" }