Pas uraganit Dorian, ishujt e Bahamas priten të goditen nga stuhia Humberto

Publikuar tek: bota, më 23:58 14-09-2019 Pas uraganit Dorian, ishujt e Bahamas priten të goditen nga stuhia Humberto Stuhia ne Bahamas

Vetëm dy javë pasi u godit nga një uragan i fuqishëm, ishujt  e Bahamasit tashmë të shkatërruar dhe të dëmtuar nga uragani Dorian, priten të goditen nga stuhia Humberto.

Erërat e fuqishme dhe shirat pritet të godasin ishujt Bahamas dhe meteorologët thonë se kjo stuhi mund të shndërrohet në uragan në fund të javës.

Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Stuhia Humberto ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan tha Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, Dorian.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, duke shtuar se ky numër pritet të rritet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022078037261963
array(1) { ["section"]=> string(81) "pas-uraganit-dorian-ishujt-e-bahamas-priten-te-goditen-nga-stuhia-humberto-178473" }