Pas vdekjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani ngjitet për herë të parë në skenë, zbulohen detaje nga dalja publike

Publikuar tek: kulture-art, më 17:52 24-10-2019 Pas vdekjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani ngjitet për herë të parë në skenë, zbulohen detaje nga dalja publike

Disa muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj Gjergj Xhuvanit, aktorja Luiza Xhuvani ka vendosur të rikthehet sërish në skenë.

Këtë herë ajo nuk ka do të paraqitet me një rol në një dramë apo komedi, por në një mbrëmje poetike.

Partneri i saj skenik do të jetë, aktori Ndriçim Xhepa, ku pritet t'i dhurojnë shumë emocione publikut.

'Mbrëmë i përshpërita një ylli', është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri Kristian Koroveshi dhe që po pritet me një interes të madh nga të gjithë.

Vepra do të vihet në skenë të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 në Qendrën Kulturore Ortodokse në Tiranë.

Kujtojmë që regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 55 vjeçare, më 14 gusht një spital të Romës, aty ku ndodhej për të përfunduar filmin e tij të fundit.

xhuvani.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074748992919922
array(1) { ["section"]=> string(117) "pas-vdekjes-se-bashkeshortit-luiza-xhuvani-ngjitet-per-here-te-pare-ne-skene-zbulohen-detaje-nga-dalja-publike-183355" }