Pas vdekjes së një 18-vjeçari të dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këto ambiente.
Një i burgosur është gjetur i vdekur mëngjesin e sotem në burgun e ShënKollit në Lezhë. Viktima është Mark Lekani 75-vjeç nga Vau Dejsi i Shkodrës, ndërsa vdekja dyshohet ti ketë ardhur për shkaqe natyrale. Sipas të dhënave 75-vjeçari ka humbur jeten gjatë natës dhe vetëm në mëngjes është konstatuar nga shoket e dhomës së cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet e burgut.
Trupi i viktimes është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës, ku do ti nështrohet dhe autopsisë mjeko-ligjore. Viktima mësohet se vuante prej kohesh nga tensioni dhe kjo mund të jetë dhe shkaku i vdekjes së tijëbrenda qelisë së burgut. Mark Lekani ishte i dënuar me 30 vite burg për vepren penale të vrajes, ndërsa mësohet se i kishin mbetur dhe 5 vite nga kryerja e këtij dënimi.
Ky është përsoni i dytë në harkun kohor të 3 javeve që humb jeten brenda ambjnteve të burgut të Shënkollit, pasi më parë një 18 vjeçar u gjet i vdekur në qelinë e burgut, pasi u vethlemua me gaz të lëngshem, siç deklaruan autoritetet pranë burgut.