Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Parlamenti britanik i rikthehet punës

Publikuar tek: bota, më 11:43 25-09-2019 Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Parlamenti britanik i rikthehet punës

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, parlamenti britanik i është rikthyer sot punës.

Kryetari John Bercow mori fjalën dhe mirëpriti deputetët përsëri në "vendin e tyre të punës", një përshëndetje e brohoritur nga shumë ligjvënës në dhomë, shkruan BBC, tranemton Newsbomb.al.

Ai shtoi më tej se procesverbali do të korrigjohet për të treguar se Parlamenti nuk ishte pezulluar por thjesht u shty më 9 shtator.

Gjykata Supreme e  shpalli dje të paligjshëm vendimin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin.

Sipas vendimit të Johnson, parlamentarët nuk do të rikthehej deri në 14 tetor, kur do të kishte një fjalim të Mbretëreshës duke nënvizuar planet legjislative të Johnson.

Britania e Madhe parashikohet të lërë BE në 31 tetor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010840177536011
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-vendimit-te-gjykates-supreme-parlamenti-britanik-i-rikthehet-punes-179736" }