Pas vizitës në Shqipëri, Dendias flet për mediat greke: Çështja e detit në Hagë e dobishme për të dy vendet, pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim

Publikuar tek: rajon, më 11:35 26-10-2020 Pas vizitës në Shqipëri, Dendias flet për mediat greke: Çështja e detit në Hagë e dobishme për të dy vendet, pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka folur në mediat greke për vizitën në Shqipëri.

Për median greke ‘real.gr’, Dendias është shprehur se me Shqipërinë kanë vendosur që çështjen e detit ta çojnë në në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ai është shprehur se kjo ishte një zgjidhje e mirë për të dyja vendet.

Ndër të tjera Dendias është shprehru se Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim.

“Ne njohim mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërqeveritare dhe të njëjtën metodë ndjekim edhe në rastin e Shqipërisë, vend që punon drejt anëtarësimit në familjen europiane. Me palën shqiptare kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të transmetuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare, sipas të Drejtës Ndërkombëtare Detare.Në fund të fundit, zgjidhja e kësaj çështje të mbetur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim,” tha Dendas ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën një person dhe plagoset rëndë një tjetër
Nënkryetari i ‘Agimit të Artë’ në arrati, policia greke kërkon ndihmën e Interpolit: Mund të jetë arratisur në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01079797744751
array(1) { ["section"]=> string(164) "pas-vizites-ne-shqiperi-dendias-flet-per-mediat-greke-ceshtja-e-detit-ne-hage-e-dobishme-per-te-dy-vendet-pala-shqiptare-e-shikon-me-pozitivitet-kete-drejtim-225179" }