Pas vizitës së Melania Trump vogëlushit të sëmurë i ndodh mrekullia

Publikuar tek: bota, më 13:57 25-05-2017 Pas vizitës së Melania Trump vogëlushit të sëmurë i ndodh mrekullia

Pas vizitës në Vatikan, Zonja e Parë ka vizituar edhe spitalin e fëmijëve “Baby Jesus” në Romë ku është takuar me shumë fëmijë të sëmurë.

Melania u fotografua me një djalë të vogël nga Greqia, i cili kishte nevojë urgjentisht për transplantimin e zemrës. Zonja e Parë gjatë gjithë kohës e mbante për dorë dhe kjo fotografi ka bërë xhiron e botës.

Gjatë kësaj kohe Melania ka bërë fotografi me fëmijët, ka biseduar me ta, buzëqeshte dhe u tregonte barsoleta. Gjithashtu ajo është lutur për fëmijët e sëmurë, e në veçanti për djaloshin i cili kishte nevojë për transplantimin e zemrës.

Dhe duket se lutjet e saj janë dëgjuar, pasi vetëm disa orë pas vizitës së saj, ajo ka postuar në Twitter një status me të cilin njoftoi të gjithë, se është shumë e lumtur që vogëlushin që e mbante për dorë ka gjetur një donator për zemër.

“Sapo kam arritur në Belgjikë dhe dëgjova që vogëlushi dhe familja e tij nuk do të kenë më nevojë të brengosen, pasi donatori për transplantimin e zemrës është gjetur.I kam lexuar një libër dhe vazhdimisht e mbaja për dorë dhe vazhdimisht jam lutur për të dhe të të tjerët”-,  ka shkruar Melania.

18716531_132966277254538_1437834231_n.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Papa Françesku i drejton pyetjen e papritur ‘Zonjës së Parë”, si përgjigjet Melania
Pas tragjedisë në Britaninë e Madhe, Ariana Grande anulon koncertet »
Article Logic
Execution time: 0.013902902603149
array(1) { ["section"]=> string(73) "pas-vizites-se-melania-trump-vogelushit-te-semure-i-ndodh-mrekullia-79942" }