Pas megaskandalit më të madh në historinë e Voklswagen fakte të reja tregojnë se është BMW është përfshirë në manipulimin e emetimit të gazrave.
Gjigandët e prodhimit të automjeteve kanë parë teksa aksionet e tyre bien në nivelet më më ulta në histori ndërsa aksionerët shqetësohen nëse skandali i zbuluar nga Shtetet e Bashkuara mund të përhapet përtej Volkswagen.
Por sipas tabloidit më të madh gjerman dedikuar automjeteve, “Auto Bild”, modeli BMW X3 Xdrive 20d i kalon standartet europiane të emetimit të gazrave me 11 herë. BMW ka lëshuar menjëherë një reagim duke thënë se në automjetet e saj nuk ka ansjë dallim midis testit në rrugë apo në pajisjet testuese.
Vetëm disa orë më vonë, aksionet e BMW në bursë ranë me 6%. Ndërsa anëtari i bordit të Audi, Hackenberg dhe anëtari i bordit të Porsche, Hartz, kanë njoftuar se do të largohen nga "Volkswagen Group".