Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në vend nënkryetarit të komunës së Beogradit, Goran Vesiç pasi ky i fundit duke udhëhequr një delegacion do të shkonte në Mitrovicë.
Vesiç përmes një shënimi në Instagram thotë se ishin dy xhipa policie që i treguan një dokument nga qeveria ku thuhej se ai nuk duhej të hynte në Kosovë pasi ishte kërcënim për vendin.
Ai shton se shqiptarët që flisnin edhe serbisht i thanë se u vinte keq për këtë vendim, por ishte nga qeveria.
Ai e cilëson si të padrejtë këtë vendim dhe akuzon kryeministrin Hoti për mungesë bashkëpunimi.