Pas “Zonës 51”, mijëra njerëz planifikojnë të vizitojnë Trekëndëshin e Bermudës

Publikuar tek: bota, më 19:00 21-07-2019 Pas “Zonës 51”, mijëra njerëz planifikojnë të vizitojnë Trekëndëshin e Bermudës Foto ilustruese

Teksa një peticion për të vërshuar në “Zonën 51” i ka kaluar 1 milion regjistrime, një tjetër peticion rival ka nisur në internet.

Pak ditë më parë miliona amerikanë u shprehën të gatshëm të mblidhen në 20 shtator, me qëllim që të vërshojnë masivisht drejt bazës sekrete amerikane “Area 51” në Nevada. Qëllimi i tyre është të marrin vesh njëherë e mirë nëse brenda fshihen alienë. Kjo bazë është nga më të famshmet për teoritë konspirative me alienë.

Peticioni mban titullin: “Le të vërshojmë në “Area 51, s’na ndalojnë dot të gjithëve”.

Mirëpo së fundmi në internet ka nisur firmosja e një peticioni tjetër me titull “Le të vërshojmë në Trekëndëshin e Bermudës, nuk na gëlltit dot të gjithëve”.

Deri tani 18 mijë persona kanë firmosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008558988571167
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-zones-51-mijera-njerez-planifikojne-te-vizitojne-trekendeshin-e-bermudes-172890" }