Pasagjerja shtiret si e sëmurë për një vend më të mirë, avioni bën ulje emergjente

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:25 02-12-2019 Pasagjerja shtiret si e sëmurë për një vend më të mirë, avioni bën ulje emergjente

Një grua është nxjerrë nga aeroplani dhe u mbajt në paraburgim pasi u shtir si e sëmurë për tu ulur në një vend më të mirë në avion.

Avioni American Eagle që po udhëtonte nga Pensacola për në Miami u kthye në aeroport rreth orës 06:26 të mëngjesit të së premtes, brenda një ore nga nisja sepse një pasagjer kishte nevojë për ndihmë mjekësore, sipas American Airlines.

Menjëherë pasi avioni u ngrit në fluturim, një pasagjere filloi të ankohej se ishte sëmurë dhe kërkoi nje vend për të mirë për tu ulur.

Piloti riktheu menjëherë avionin në Pensacola për shkak të pretendimit të saj se nuk ndihej mirë. Dhe pasi mbërriti në pistë, punonjësit e kuptuan se ajo ishte shtirur dhe i kërkuan të zbriste poshtë.

Policia u njoftua menjëherë dhe e arrestuan. Më pas avioni u nis sërish në fluturim.

Gruaja u dërgua në paraburgim dhe më pas u dërgua në një spital psikiatrik për vlerësim.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025285005569458
array(1) { ["section"]=> string(88) "pasagjerja-shtiret-si-e-semure-per-nje-vend-me-te-mire-avioni-ben-ulje-emergjente-188170" }