PASHA ZOTIN! (+18)

Publikuar tek: pa-stres, më 09:49 21-09-2019 PASHA ZOTIN! (+18)

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Me siguri edhe ju e keni dëgjuar shumë herë këtë shprehje. Disa persona, kryesisht dhe ndoshta përgjithësisht nga veriu, e përdorin çdo ditë! Nuk e njoh gjuhësinë mjaftueshëm sa të besoj se kjo shprehje është origjinale vetëm e shqipfolësve! Nëse po, do të ishte diçka gjeniale!

A jemi të sigurt që këtë shprehje e kuptojmë të gjithë njësoj?

Kur jam ndalur për ta analizuar me mendjen time, boll i rritur kam qenë edhe atëherë, në fillim jam befasuar nga "zbulimi", kam qeshur për pak çaste por shpejt jam shtangur, kur kam kuptuar se "pasha (pafsha) Zotin" do të thotë "vdeksha"!!!

Është një formë e tepruar por e guximshme betimi!

Në formën "pash Zotin" është edhe më e tmerrshme akoma, është mallkim, është "vdeksh"!

Mbase gaboj në këtë arsyetim, por gati të gjithë njerëzit mbi faqen e këtij dheu, mendojnë apo besojnë se vendi i sigurt dhe i paevitueshëm ku do të mund të takohen me Zotin, është në jetën tjetër, pra pas vdekjes!

A e kishit menduar ndonjëherë këtë?!

A nuk po mendoni tani që ne e përdorim apo e pësojmë këtë shprehje pa e vlerësuar plotësisht kuptimin e saj?

A do të reagonim ne ndaj dikujt që na thotë "vdeksh" njësoj si ndaj dikujt që na thotë "pash Zotin"? Me siguri jo? Ndoshta se me "Zotin" brenda çdo gjë bëhet më e butë, më miqësore, më sociale. Ndoshta ngaqë të gjithë duam ta takojmë Zotin, por askush nuk do të vdesë që në këtë moment!

Bukur, ti faleminderit që na e risolle në vëmendje, do thonin ata që e dinin kuptimin e kësaj shprehje, ti faleminderit do të thonin edhe disa që e mësuan për herë të parë, por ç'të shkrepi të merresh me "gjuhësi" këtë të shtunë, ndërkohë që ndërgjegja kolektive e këtij populli është e angazhuar me një ngjarje konkrete?!

Pikërisht, ajo ngjarje.

Një shoku im më pyeti dje se çfarë mendoja lidhur me gjyqin e Saimir Tahirit!

"Edhe ty të kisha mangut për këtë, më ler rehat, pash Zotin!"

Miku im më la rehat. Ajo pash Zotin iu duk si lutje. Edhe unë, si lutje ia thashë. Që të më linte rehat sepse po bëja një kek dhe nuk po ecte. Ju e dini që ëmbëlsirat janë tekanjoze. Duke parë se si fryhej dhe kaftohej brumi në tavë, brenda në furrë, mendja më punoi për atë që ju rrëfeva në fillim të këtij shkrimi. Befas mora telefonin dhe i shkrova shokut:

"Të kërkoj ndjesë, të kam thënë 'vdeksh' pa dashje!", shoqëruar me arsyetimin si më lart.

Ai nuk e kapërdiu lehtë. Ma la 'seen' për disa minuta. Unë kisha një ndjesi ankthi të përzier me inat. Dikur pashë 'typing'. Pas pak më erdhi ky mesazh:

"Kësaj rradhe po ta fal. Nëse e përsërit edhe njëherë, me mua prishesh përfundimisht!"

Mesazhi ishte i qartë; më kishte "dënuar" me shërbim prove.

Ndërkohë keku në furrë ishte bërë shkrumb. Në atë moment shava me libër shtëpie këdo që mendova fajtor për djegien e kekut! Se mirë keku, po hadje pastro furrën nga bloza...jqj!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPIUNLLËKU I ENDRI KAUSHIT
»
Article Logic
Execution time: 0.024040937423706
array(1) { ["section"]=> string(21) "pasha-zotin-18-179234" }