Pashkë në kohë koronavirusi, Spiropali publikon foto e përqafuar me djalin: Nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:30 12-04-2020 Pashkë në kohë koronavirusi, Spiropali publikon foto e përqafuar me djalin: Nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore Elisa Spiropali me djalin e saj

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ka publikuar një foto bashkë me djalin, të dy të përqafuar.

Në këtë kohë ku izolimi për shkak të Covid-19 vijon, Spiropali ka zgjedhur që në urimin e saj të japë disa mesazhe të rëndësishme, ku në një prej tyre thekson se nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. “Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet”, vijon më tej ministrja në urimin e saj.

“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar”, shkruan Spiropali.

ffffff.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096349716186523
array(1) { ["section"]=> string(126) "pashke-ne-kohe-koronavirusi-spiropali-publikon-foto-e-perqafuar-me-djalin-nuk-ka-force-me-madhore-se-dashuria-njerezore-202293" }