Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, të cilët festojnë Pashkët, ka ardhur një urim i veçantë për të gjithë edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ndërsa uron një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë me Covid, ambasada përcjell një mesazh të rëndësishëm teksa thekson se sot le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja.
“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë! Sot, le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja”, shkruan ambasada.