Pasi festoi te Plaza me stafin e ministrisë, Ahmetaj ultimatum institucioneve: “S’ka më lek për darka festive, ose do ju bllokoj pagat

Publikuar tek: ekonomi, më 13:35 28-12-2017 Pasi festoi te Plaza me stafin e ministrisë, Ahmetaj ultimatum institucioneve: “S’ka më lek për darka festive, ose do ju bllokoj pagat

Pasi organizoi mbrëmjen e fundvitit pak ditë më parë në një nga hotelet më të shtrenjta në vend, në hotelin me 5 yje “Plaza” në qendër të Tiranës, ministri i Financave u ka dhënë një ultimatum të gjitha institucioneve të tjera, lidhur me prokurorimin për drekat e datkat festive.

Përmes një reagimi zyrtar, Agjencia e Prokurimit Publik dhe ministria e Financave urdhërojnë institucionet që këto prokurime të ndalojnë, pasi në të kundërt do të të bllokojnë ekzekutimin e pagesave.

“Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka konstatuar se, kohët e fundit autoritetet kontraktore kanë shpallur dhe zhvilluar në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi me vlerë të vogël, të cilat kanë si objekt dreka apo darka festive. Nisur nga qëllimi i ligjit nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, por edhe i Ligjit nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të cilët synojnë mirëpërdorim të fondeve publike, APP dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokurimi. Gjithashtu, bëjmë me dije se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia e Prokurimit Publik”, thuhet në njoftimin e APP dhe ministrisë së Financave.

25530195_10156789782058765_1772331685_n_1.jpg

Darka e fundvitit te Plaza Hotel nga stafi i ministrisë së Financave  

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088520050048828
array(1) { ["section"]=> string(137) "pasi-festoi-te-plaza-me-stafin-e-ministrise-ahmetaj-ultimatum-institucioneve-s-ka-me-lek-per-darka-festive-ose-do-ju-bllokoj-pagat-104655" }