Pasi fitoi 'betejën', mjeku Skënder Brataj i shkruan Covid-19: Erdhe pabesisht... Kërkove me çdo kusht trupin tim, por HUMBE

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:35 15-04-2020 Pasi fitoi 'betejën', mjeku Skënder Brataj i shkruan Covid-19: Erdhe pabesisht... Kërkove me çdo kusht trupin tim, por HUMBE Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj pasi është shëruar nga Covid-19 rreth dy javë pasi ishte infektuar, i ka shkruar një “letër” publike virusit të padukshëm.

Në letrën e tij Brataj shkruan se koronavirusi, të cilin e quan të pabesë pasi shkoi fshehtas tek ai, e humbi betejën me të. Mjeku nuk e fsheh as kënaqësinë që ka marrë kur ka dalë dy herë në negativ në testin e Covid-19.

“I nderuar Coronavirus i pa besë! Ju erdhët fshehtas…
Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty”, kështu e fillon shkrimin Brataj drejtuar Covid-19.

Letra e plote i Skënder Brataj:

Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë:

“NEGATIV”!

I nderuar Coronavirus i pa besë!
Ju erdhët fshehtas…
Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty. Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më mernit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.
Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes.
Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.
Wau Wau, ja dola!
Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.
Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq? GABONI!
Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!
Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet ti kushtohemi më shumë.
Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.
Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.
Është hera e parë që trajtimi yt është i njëjtë për të gjithë.
Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:
pa privilegje,
pa arrogancë,
pa njohje,
pa moshë,
pa besim fetar,
pa pasuri,
pa pozitë,
pa ngjyrë politike!
Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqënia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!
Do ja dalim të gjithë së bashku!

Dr.Skender Brataj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095090866088867
array(1) { ["section"]=> string(123) "pasi-fitoi-betejen-mjeku-skender-brataj-i-shkruan-covid-19-erdhe-pabesisht-kerkove-me-cdo-kusht-trupin-tim-por-humbe-202657" }