Pasi i bëri të gjithë për vete me ‘A star is born’, Lady Gaga rikthehet në rolin e një vejushe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:55 12-11-2019 Pasi i bëri të gjithë për vete me ‘A star is born’, Lady Gaga rikthehet në rolin e një vejushe

Pas suksesit të madh në filmin ‘A Star Is Born’, fituesja e çmimit Oscar, Lady Gaga po përgatitet për një tjetër film.

Bëhet fjalë për një skenar që ka lidhje me vrasjen e Maurizio Guçi, nipit të themeluesit të shtëpisë së modës luksoze italiane Guçi.

Ridley Scott, i njohur për realizimet e tij si ‘Gladiator’ dhe ‘The Martian’, do ta bëjë regjinë dhe produksionin e filmit, në të cilin Gaga e luan rolin e Patrizia Reggianin, ish-gruan e Maurizios.

Ajo në vitin 1998 u dënua për organizimin e vrasjes së bashkëshortit të saj, i cili ishte trashëgimtar i perandorisë Guçi. Kujtojmë, në vitin 1995 Maurizio u qëllua nga një vrasës me pagesë.

Kjo do të jetë një kthesë e re filmike për këngëtaren Gaga dhe suksesi pritet të jetë i garantuar.

rs_1024x845-180830074159-1024.a-star-is-born.83018.jpg

bradley-cooper-and-lady-gaga-perform-onstage-during-the-news-photo-1131926677-1551974606.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022351026535034
array(1) { ["section"]=> string(98) "pasi-i-beri-te-gjithe-per-vete-me-a-star-is-born-lady-gaga-rikthehet-ne-rolin-e-nje-vejushe-185667" }