Pasi mbrojti vendimin për vlerësimin e Handke, Akademia e “Nobel” kujton Nënë Terezën

Publikuar tek: bota, më 18:19 17-10-2019 Pasi mbrojti vendimin për vlerësimin e Handke, Akademia e “Nobel” kujton Nënë Terezën Postimi i Akademisë Suedeze në rrjetet sociale

"Unë besoj se dashuria fillon në shtëpi, dhe nëse mund të krijojmë një shtëpi për të varfërit - mendoj se gjithnjë e më shumë dashuria do të përhapet."

Këto janë fjalët e shenjtores së të varfërve, nëna e të gjitha nënave, shqiptares me shpirt të madh Nënë Tereza, që Akademia e Çmimit Nobel i kujton sot në rrejtet sociale.

Po ditën e sotme Akademia suedeze mbrojti vendimin për të vlerësuar me çmimin e lartë në Letërsi shkrimtarin austriak Peter Handke. Çmimi u shpall pak ditë më parë dhe revoltoi qindra-mijëra qytetarë në rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm.

Handke është një përkrahës i politikave të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ai mohoi genocidin në Sebrenicë dhe Kosovë, duke u përpjekur të justifikojë masakrat barbare të serbëve.

“Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve,” tha sot Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze.

Akademia suedeze i ka dhënë çmimin Nobel për Paqe Nënë Terezës, çmim që e mban edhe ish-Presidenti amerikan Barack Obama. “Lufta e saj për t’i dhënë fund varfërisë çoi në vlerësimin e saj me Çmimin Nobel për Paqe në 1979,” shkruan Akademia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036781072616577
array(1) { ["section"]=> string(89) "pasi-mbrojti-vendimin-per-vleresimin-e-handke-akademia-e-nobel-kujton-nene-terezen-182484" }