Pasi nuk e dëgjoi në Kuvend, Rama tjetër gafë me Jahjagën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:17 10-09-2015 Pasi nuk e dëgjoi në Kuvend, Rama tjetër gafë me Jahjagën

Mosprezenca e kryeministrit Edi Rama në Kuvend gjatë kohës kur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbajti një fjalë përshëndetëse përpara deputetëve shqiptarë, është kritikuar shumë nga opozita dhe Partia Demokratike.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla u mundua të sqaronte gjatë seancës se mungesa e Ramës në sallë ishte për arsye se kryeministri është nisur drejt Gjermanisë, ku do të takohet me kryeministrin e landit Bavarez.

Megjithatë, Rama sërish nuk ka qenë tepër korrekt me presidenten e Kosovës. Në foton e publikuar në facebook, ku pasqyrohet takimi Rama-Jahjaga, kryeministri shqiptar ka ngatërruar emrin e presidentes kosovare.

“Me Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Ahtifete Jahjaga”, shkruan Rama, por në fakt emri i Presidentes është Atifete dhe jo Ahtifete siç e shkruan kryeministri (ose stafi i tij).

Pas disa orësh, emri i presidentes Atifete Jahjaga është rregulluar dhe shkruajtur në mënyrë të rregullt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037551164627075
array(1) { ["section"]=> string(62) "pasi-nuk-e-degjoi-ne-kuvend-rama-tjeter-gafe-me-jahjagen-20487" }