Pasi rezultoi i dehur, shoferi i hedh 5 mijë lekëshin në tavolinë policit (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 20-01-2017 Pasi rezultoi i dehur, shoferi i hedh 5 mijë lekëshin në tavolinë policit (Video)

Një tjetër rast i mitdhënies është goditur nga policia e Pogradecit, me arrestimin e një shoferi që pasi ka rezultuar i dehur, ka tentuar të korruptojë policinë brenda ambienteve të komisariatit.

 

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mitdhënies.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Linardi Muçollari, 41 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap  në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar në gjendje të dehur  automjetin tip “Mitsubishi”, me targë AA 502 MY.

Pas shoqërimit në ambjentet e Komisariatit dhe konkretisht gjatë kryerjes të procedurave ligjore, shtetasi i mësipërm  i ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një vlerë prej 5.000 lekë, me qëllim që këta të fundit të shmangnin arrestimin e tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale:  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe  “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 e 291 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet gruaja e pastorit që u vra për gjakmarrje në Shkodër: Amaneti i fundit i Dritanit
Ambasada e SHBA mesazh për inagurimin e Trump: Mes shqiptarëve dhe amerikanëve, një lidhje e jashtëzakonshme »
Article Logic
Execution time: 0.013654947280884
array(1) { ["section"]=> string(84) "pasi-rezultoi-i-dehur-shoferi-i-hedh-5-mije-lekeshin-ne-tavoline-policit-video-66131" }