Pasi u bë baba për herë të tretë, Kastro Zizo prezanton për herë të parë partneren

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:09 28-05-2020 Pasi u bë baba për herë të tretë, Kastro Zizo prezanton për herë të parë partneren

Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë në fillim të këtij muaji.

Gruaja e tij e tretë, Sara, solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, të cilin e pagëzuan me emrin Dante.

Mirëpo, kurioziteti i publikut u shtua edhe më shumë jo vetëm për vogëlushin, por edhe për portretin e parteneres së Kastros.

Sot, ky i fundit ka vendosur ta prezantojë, duke publikuar një foto, shoqëruar me urimin e ditëlindjes.

 "Edhe 100 shpirt. Të dua", shkruan këngëtari.

Pak kohë më parë, i ftuar në "E diell" Kastro u shpreh se nuk do të ndalet me kaq, por me partneren e tij aktuale Sarën, kanë në plan të sjellin në jetë dhe fëmijë të tjerë.

“Nuk do e mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për t’a mbyllur me Danten. Por kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që don risjell një jetë të re”, u shpreh Kastro.

Screenshot_8.png

Screenshot_9_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096921920776367
array(1) { ["section"]=> string(88) "pasi-u-be-baba-per-here-te-trete-kastro-zizo-prezanton-per-here-te-pare-partneren-208183" }