Pasi u kap me Samantën, tani Marsela sulmon keq edhe Era Istrefin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:36 27-10-2016 Pasi u kap me Samantën, tani Marsela sulmon keq edhe Era Istrefin

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Marsela Çibukaj me anë të një statusi në Facebook, kritikoi të gjitha këngët  ‘reggae’ të kolegeve të saj dhe duke folur gjithashtu dhe për operacionet plastike.  E fundit që ka publikuar një këngë të këtij zhanri është Samanta Karavella, e cila reagoi në Instagram e që u pasua edhe nga Adelina Tahiri e cila doli në mbrotje të këngëtares të “Si ai”.

“Shpreha mendimin tim mbi çfarë dëgjoj dhe mbi të gjitha mbi çfarë shoh rreth muzikës në Shqipëri, pa ju drejtuar specifikisht apo personalisht asnjë kënge dhe asnjë këngëtari/këngëtareje duke i nisur gjithmonë nga çfarë unë konsideroj muzikë të mirë apo videoklip të mirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Marselës.

Por në komentet e mbrëmjes së djeshme është dhe një që i referohet këngëtares së hitit ‘BonBon’. “E imja nuk është një analizë e një kënge specifike,(prandaj nuk ta preku kush ‘BonBon’ pavarësisht se do më pëlqente shumë sikur dikush nga ju të më shpjegonte për çfarë flet kënga dhe pse tingëllon aq ndryshe kur interpretohet live?”- kjo ka qenë replika e saj ndaj një komentuesi. (Who)

marselakomentetera-550x247.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.4938440322876
array(1) { ["section"]=> string(70) "pasi-u-kap-me-samanten-tani-marsela-sulmon-keq-edhe-era-istrefin-57594" }