Pasi u tërhoq nga gara për deputet, Sazan Guri tregon arsyet e largimit

Publikuar tek: politike, më 14:33 28-05-2017 Pasi u tërhoq nga gara për deputet, Sazan Guri tregon arsyet e largimit

Pasi është tërhequr nga gara, Sazan Guri ka reaguar duke dhënë arsyet e vërteta pse e ka marrë këtë vendim, i cili i heq mundësisë për të qenë brenda dyerve të parlamentit.

"Do pres kur të vij koha reale për të kandiduar përsëri për dy vjet apo katër vjet. Doja të bëja ligje të mira, ndaj vendosa të kandidoj. Doja të mbroja të pambrojturit. Por lista është një raport i deformuar, në të cilin unë nuk e gjej veten. Jam i pakënaqur me renditjen e Lulëzim Bashës,- shprehet Sazan Guri për Report TV pas tërheqjes nga kandidimi.

Deri në këto momente numri i të larguarve nga listat e PD ka shkuar në tre.

Pas kandidatit nga Elbasani dhe Berate, goditja e rradhës për PD vjen nga Shkodra, ku i teti në listën e kandidatëve për deputetë, Ramiz Çobaj ka dhënë dorëheqjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032520055770874
array(1) { ["section"]=> string(76) "pasi-u-terhoq-nga-gara-per-deputet-sazan-guri-tregon-arsyet-e-largimit-80272" }