Pasi zbulohet sëmundja e Clinton-it, Donald Trump fillon me “kunjat’

Publikuar tek: bota, më 19:35 12-09-2016 Pasi zbulohet sëmundja e Clinton-it, Donald Trump fillon me “kunjat’

Fill pasi Hillary Clinton zbuloi se vuan nga pneumonia, kandidati republikan Donald Trump ka reaguar duke thënë se shëndeti është një çështje e rëndësishme për një fushatë zgjedhore. Madje ka shtuar se së shpejti do të publikojë informacione të detajuara mbi shëndetin e tij.

“Shpresoj që ajo të shërohet sa më shpejt dhe të shihemi në debat”- tha Trump në një intervistë telefonike me Fox News.

Pasi gazetari e pyet nëse shëndeti përbën problem për fushatën zgjedhore, ai u përgjigj: “Mendoj se po. Në fakt… këtë javë bëra një kontroll të plotë tek mjeku dhe kur të dalin rëzultatet, unë do ju bëj të ditur për çdo detaj”.

Sipas “Reuters”, lufta e Clinton-it me Pneumoninë, e mbajtur sekret deri të djelën kur ajo për pak sa s’u shemb përtokë, ka ngritur shqetësime dhe paqartësi të mëdha lidhur me vijimësinë e shëndetit të saj në javët e fundit të garës presidenciale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni niset për fluturim, por përfundon në vendparkimin e makinave. 3 të vdekur dhe 15 makina të shkatërruara
Ish-kryeministri David Cameron tërhiqet nga politika përfundimisht, zbuloni arsyen »
Article Logic
Execution time: 0.011800050735474
array(1) { ["section"]=> string(71) "pasi-zbulohet-semundja-e-clinton-it-donald-trump-fillon-me-kunjat-52688" }