Paskal Milo: Ja pse Rama pëlqen Erdoganin dhe simpatia ndaj liderëve të fortë

Publikuar tek: barometri, më 09:20 15-06-2018 Paskal Milo: Ja pse Rama pëlqen Erdoganin dhe simpatia ndaj liderëve të fortë

Ish-aleati i Partisë Socialiste Paskal Milo, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe presidentit turk Erdogan.

Milo tregoi edhe arsyet se pse sipas tij shefi i qeverisë e simpatizon presidentin turk.

“Për Po dhe Jo që ja atribuon Erdoganit mund të them që Rama i pëlqen liderët e fortë, ndaj e pëlqen Erdoganin pikërisht për këtë gjë.

I pëlqen liderat që vendosin për Po dhe mbetet Po. Ky është një lloj lideri i fortë që Rama i pëlqen. Rama e ka për vendosmërinë që ka Erdogani për t’ju shkuar punëve deri në fund.

Rama kërkon që t’i dërgojë një mesazh Europës. Ai i ka thënë Europës që nëse nuk do të na hapni dritën jeshile, ne do shikojmë mundësinë për të bashkëpunuar me vendet e tjera”, tha Milo në emisionin "Studio e Hapur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025062799453735
array(1) { ["section"]=> string(83) "paskal-milo-ja-pse-rama-pelqen-erdoganin-dhe-simpatia-ndaj-lidereve-te-forte-124442" }