Paskuqan/ Fabrika e qumështit ndryshon datën e skadencës së kosit me fruta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:06 16-02-2015 Paskuqan/ Fabrika e qumështit ndryshon datën e skadencës së kosit me fruta Foto ilustruese

Një fabrikë qumështi në Paskuqan të Tiranës ndryshon datat e skadencës së kosit me fruta e më pas i nxjerr sërish në shitje.

Ky ka qenë denoncimi që është bërë nga një qytetare në emsionin “Njerëz në Fokus” në News24, e cila shprehet se këtë fakt e ka mësuar nga një kushërira e saj që punon tek kjo fabrikë.

“Kushërira ime punon në një fabrikë qumështi dhe më ka treguar se i fshijnë datat e skaduara dhe më pas i shesin prapë. Ajo më ka treguar se falsifikojnë datat e skadencës së kosit me fruta dhe pastaj i shesin. Ajo vetë nuk u blen fëmijëve të saj sepse ka frikë dhe mundohet të blejë vetëm te njerëz të besuar”, shprehet denoncuesja.

Sipas saj, ajo është e gatshme të japë dëshminë e saj edhe në organet përkatëse. “Po jam dakord të denoncoj: edhe unë, edhe kushërira ime”, shprehet qytetarja. Ajo nuk preferon të japë detaje rreth emrit të fabrikës, por bën me dije se kushërira e saj punon në të prej 4 vitesh dhe se ajo ndodhet në zonën e Paskuqanit. Ajo është e rezervuar pasi i trembet largimit nga puna të së afërmes së saj, por tashmë gjithçka mbetet në dorë të autoriteteve policore për të zbuluar këtë aktivitet të paligjshëm.

Kosi me fruta është një produkt që konsumohet kryesisht nga fëmijët dhe tregtimi i tij në kushtet e skadencës përbën një rrezik të madh për ta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja video e rrëmbimit të Enver Stafukës
Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.013272047042847
array(1) { ["section"]=> string(78) "paskuqan-fabrika-e-qumeshtit-ndryshon-daten-e-skadences-se-kosit-me-fruta-3562" }