Ashtu siç ishte parashikuar, ulja e temperaturave ka nisur të shkaktojë problematikat e para.
Në Fushë Krujë banorët sot janë përballur me bllokimin e rrugës nga reshjet e borës që kanë nisur që prej ditës e djeshme, duke vijuar gjatë natës e sot.
Aktualisht, rruga e Iballës ëhstë bllokuar, ndërsa banorët apelojnë bashkinë dhe instancat e tjera vendore që të ndërhyjnë për marrjen e masave.
Po ashtu, pritet që të angazhohen edhe mjete për hapjen e rrugës.
Probleme nga bora ka edhe në Librazhd, konkretisht në zonën e Stëblevës.