Pastërtia e figurës dhe profesionalizmi, KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 17-01-2021 Pastërtia e figurës dhe profesionalizmi, KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani Gjyqtarja Marinela Osmani pas seancës në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se ka vendosur të hapë hetimin për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marinela Osmani, pas kërkesës së kësaj të fundit.

“Trupi gjykues ka administruar dje një kërkesë nga subjekti i rivlerësimit, kërkesë proceduriale, e cila kërkon çeljen e hetimit dhe për dy kriteret e tjera, ate të figurës dhe të vlerësimit profesional,” tha kryesuesja e trupit gjykues, Etleda Çiftja. Ajo shtoi se subjekti do të njoftohet për ecurinë e procesit të rivlerësimit përmes postës elektronike.

Dy anëtaret e tjera të trupit gjykues janë Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar në seancën e të premtes ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Marinela Osmani ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2011, ajo është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej shkurtit 2020 punon si këshilltare ligjore e komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diell dhe temperatura të ulëta, mësoni parashikimin e motit për sot: Ja ku pritet dëborë
Me 150km/h dhe semafor të kuq në mes të Tiranës, pse Policia hesht për Stiverjan Dashin, 'kamikazin' me BMW mbi 100 mijë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.012646198272705
array(1) { ["section"]=> string(94) "pastertia-e-figures-dhe-profesionalizmi-kpk-rihap-hetimin-per-gjyqtaren-marinela-osmani-235296" }