Pastronte para me motrën, arrestohet ish-presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari

Publikuar tek: bota, më 17:19 10-06-2019 Pastronte para me motrën, arrestohet ish-presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari

Ish-presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, është arrestuar në Islamabad, pasi akuzohet për pastrim parash.

BBC raporton se gjykata kundërshtoi lirimin e tij, për shkak se mbi të dhe motrën e tij rëndon akuza e fshehjes së rryshfete financiare në llogari rreme, ndonëse Zardari ka mohuar gjithçka.

Hetuesit thanë se llogaritë e rreme bankare përdoreshin për t’u mbushur miliarda rupi, ndërsa raportet e mediave pakistaneze tregojnë se dhjetëra kompani dhe qindra njerëz janë përfshirë në këtë skandal.

Zardari ka qenë president i Pakistanit nga viti 2008 deri në 2013-ën, pasi u zgjodh në këtë detyrë pas vrasjes së gruas së tij, ish-kryeministres Benazir Bhutto.

Ish-presidenti është arrestuar edhe më parë për korrupsion.

Zardari është konsideruar prej kohësh një nga figurat më të diskutueshme në politikën pakistaneze. Ai ka qenë në burg në vitet 1990 dhe 2000.

_107320875_c1ed5781-3795-49bc-9f20-34af94c41570.jpg

238910_1878977_updates.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070040225982666
array(1) { ["section"]=> string(87) "pastronte-para-me-motren-arrestohet-ish-presidenti-i-pakistanit-asif-ali-zardari-167679" }