Pasuri të krijuara me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen apartamente dhe truall në qendër të Vlorës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:34 01-05-2017 Pasuri të krijuara me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen apartamente dhe truall në qendër të Vlorës

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër në qendër të qytetit, të dyshuar se janë pasuri të krijuara në  bazë të dokumentave të fallsifikuar.

 Sipas informacioneve zyrtare nga Prokuroria, mësohet se ky institucion ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I., ka regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin “Vërtetim pronësie, datë 04/09/1993”, lëshuar nga Përgjegjësi i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. Bazuar në aktin e ekspertimit tekniko-grafik, rezulton se ky dokument është i falsifikuar.

Rezulton e provuar se sipërfaqja e pronës së regjistruar është ndarë dhe tjetërsuar me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, si dhe është spostuar duke përdorur dokumentin e mësipërm. Pas kryerjes së veprimeve juridike mbi këtë pronë, rezulton se mbi dy pasuri janë ndërtuar dy objekte, e konkretisht një objekt tetëkatësh dhe një objekt njëmbëdhjetëkatësh.

Pas identifikimit të të gjitha pasurive të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe pasurive të regjistruara në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme, në total:

-           6095 m2 sipërfaqe trualli,

-           32% të një pallati 11-katësh,

-           24 apartamente dhe njësi sherbimi në një pallat 8-katësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbën jetën 2 foshnje, familjarët akuzojnë mjekët e Pediatrisë
Vetëvrasjet e policëve, Çako jep alarmin dhe prezanton gjetjet interesante »
Article Logic
Execution time: 0.012922048568726
array(1) { ["section"]=> string(109) "pasuri-te-krijuara-me-dokumente-te-falsifikuara-sekuestrohen-apartamente-dhe-truall-ne-qender-te-vlores-77026" }