Pasuria marramendëse bëri bujë në rrjet, reagon Behgjet Pacolli: Të tregojmë çfarë kemi tepër, gjëja e fundit që duhet të bëjnë tani

Publikuar tek: rajon, më 21:54 11-08-2020 Pasuria marramendëse bëri bujë në rrjet, reagon Behgjet Pacolli: Të tregojmë çfarë kemi tepër, gjëja e fundit që duhet të bëjnë tani Avioni privat i Behgjet Pacollit

Ish ministri i Jashtëm i kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në vitin 2020, ku binte në sy pasuria e tij, e cila ka bërë xhiron e rrjetit sot.

Pacolli, me anën e një postimi në facebook, shprehet se nuk dëshiron që të flitet për pasurinë, në mesin e një krize financiare. Gjëja e fundit që na duhet të bëjmë në këtë kohë krize sipas tij, është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë.

“Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar, diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj. Jemi në mes të një krize financiare dhe pandemie, ku shumë familje e kanë shumë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme.

Gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë. Më e rëndësishmja nga të gjitha janë shëndeti, familja dhe miqtë në jetë. Falënderoj Zotin për këtë”, shkruan ai.

Pacolli ka deklaruar se është zotërues i një avioni privat me vlerë 9.9 milion euro, si dhe 8 makina, 6 prej të cilave të tipit "Mercedes", ku 2 kanë vlerë 200 mijë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014615058898926
array(1) { ["section"]=> string(136) "pasuria-marramendese-beri-buje-ne-rrjet-reagon-behgjet-pacolli-te-tregojme-cfare-kemi-teper-gjeja-e-fundit-qe-duhet-te-bejne-tani-216843" }