Pasuria marramendëse e ‘merr më qafë’, SHKARKOHET nga detyra FATMIRA HAJDARI, e komenton me vetëm një FJALË

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 18-06-2020 Pasuria marramendëse e ‘merr më qafë’, SHKARKOHET nga detyra FATMIRA HAJDARI, e komenton me vetëm një FJALË

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë gjyqtaren, të venë e Azem Hajdarit, e cila është njëherazi e ëma e deputetes Rudina Hajdari. Të gjithën, vetë gjyqtarja e ka komentuar me vetëm një fjalë për mediat. “Vendim i pritshëm”, u shpreh ajo shkurt dhe vazhdoi rrugën për te makina.

Ndërkaq, avokati i gjyqtares Maks Haxhia tha se do e apelojë këtë vendim teksa e cilësoi si aspak të ligjshëm.

Cilat ishin GJETJET e KPK bazuar në kriteret e vlerësimit të vettingut:

Ndërkohë KPK konstatoi se Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015 dhe fillimin e punimeve të investimit në një godinë 5 katëshe.

Sipas KPK, rezulton se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vettingut. Ndërkohë pasuria në total e Fatmira Hajdarit përfshin tre njësi,  12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro dhe dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro, të cilat nuk janë të deklaruara.

Gjithashtu komisoni ka konstatuar se Hajdarit i është refuzuar viza për në SHBA, gjë të cilën ajo nuk e ka pranuar.

Hajdari u përlot në seancën e kaluar të KPK ku tha se jeton ende në shtëpinë që i la Azemi. 

Ndër të tjera, gjyqtarja u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndihmuar me një kredi 25 milionë lekë të vjetra, pasi pa shtëpinë e amortizuar.

Megjithatë sipas KPK, gjyqtarja nuk e justifikon dot pasurinë dhe për këtë arsye nuk e ka kaluar dot vettingun/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096361637115479
array(1) { ["section"]=> string(113) "pasuria-marramendese-e-merr-me-qafe-shkarkohet-nga-detyra-fatmira-hajdari-dhe-e-komenton-me-vetem-nje-fjal-210766" }