Zbardhet pasuria e Ramës për 2019: Fitoi 46 mln lekë nga shitja e pikturave, i biri shet “Audin” dhe blen “BMW”, ndërsa Linda Rama blen tokë me çmim qesharak

Publikuar tek: politike, më 18:12 05-08-2020 Zbardhet pasuria e Ramës për 2019: Fitoi 46 mln lekë nga shitja e pikturave, i biri shet “Audin” dhe blen “BMW”, ndërsa Linda Rama blen tokë me çmim qesharak

Zbardhet deklarata e pasurisë së kryeministrit Edi Rama, djalit dhe bashkëshortes së tij për vitin 2019.

Ajo që bie në sy në përditësimin e pasurisë së kryeministrit, janë shumat e mëdha të të ardhurave që Rama, por edhe i biri Gregu, kanë siguruar nga shitja e veprave të artit.

Kyeministri Edi Rama bën piktura shumëngjyrëshe, të cilat i shet nga 3,000 deri në 5,000 euro. Dhe duket se për vitin e kaluar, Ramës i ka ecur mirë biznesi i shitjes së veprave të artit, duke siguruar plot 4 633 760 lekë të reja.

Por edhe Greu, i cili gjatë vitit të kaluar çeli një ekspozitë, ka arritur të fitojë 36 481 euro. Gregu ka shitur makinën e tij “Audi” për 12,000 euro dhe pasi ka shtuar edhe 3,000 euro nga xhepi, ka blerë një mjet tip “BMW” me vlerën 15,000 euro, raporton newsbomb.al.

Bashkëshortja e kryeministrit, Lindita Rama gjatë vitit të kaluar përveç shlyerjes së disa kësteve të kredisë prej 80,000 euro, ka blerë një truall 80 metra katrot me vlerën 30 milion lekë të vjetra. Por është e paqartë se ku ndodhet ky truall me sipërfaqe kaq të vogël.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama, Linditës dhe Gregorit për vitin 2019 (Open Data Albania):

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 024 485 lekë.

Të ardhura nga krijimtaria artiske, 4 633 760 lekë.

Shtim i llogarisë bankare, 428 348 lekë.

Linda Rama, gjendja e llogarisë bankare shtuar me 6 866 126 nga të ardhurat personale.

Gjendja cash pakësuar me 86 000 lekë.

Blerje tokë truall 80 m2, plus 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, 2 380 000 lekë.

Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 1 876 793 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 2 717 178 lekë.

Interesa bankare, 2 782 lekë.

Detyrime për një kredi e vitit 2013, shlyer 4 380 euro, detyrimi i mbetur 17 807 euro.

Gregor Rama, shtuar llogaritë bankare me 13 788 lekë dhe 42 961 lekë.

Shitur makina Audi, 12 mijë euro.

Blerë makinë BMW2, 15 mijë euro.

Të ardhura nga shitje e veprave të artit, 27 150 euro.

Kontratë qiraje deri në 7 korrik 2019, 360 000 lekë, nga 1 gusht e këtej 150 000 lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010976791381836
array(1) { ["section"]=> string(149) "pasuria-per-2019-rama-ka-fituar-46-mln-leke-nga-shitja-e-pikturave-i-biri-shet-audin-dhe-blen-bmw-ndersa-linda-rama-blen-toke-me-cmim-qesharak-216199" }