'Pata këmbën e mbarë' Lefter Maliqi: Lista e PD do të plotësohet me 43 deputetë

Publikuar tek: politike, më 23:35 11-03-2019 'Pata këmbën e mbarë' Lefter Maliqi: Lista e PD do të plotësohet me 43 deputetë

Kandidati i Partisë Demokratike Lefter Maliqi, i cili pranoi mandatin e deputetit pas vendimit të partisë së tij për djegien e tyre, ka treguar mbrëmjen e sotme se lista e demokratëve në Parlament do të plotësohet.

I ftuar në emisionin 'Real Story', Maliqi ka thënë se lista e PD do të plotësohet me 43 deputetë ashtu sikurse dhe lista e LSI, ndërsa ka theksuar se reagimi i ndërkombëtarëve ishte vendimtar.

'Unë mendoj se pata këmbën e mbarë që do të thotë se lidershipit të PD dhe forcës tjetër aleate i shkau nga dora dhe unë sot deklaroj publikisht se lista e PD do të plotësohet me 43 mandate po ashtu edhe lista e LSI-së. Ditën që PD-ja dorëzoi mandatet u komunikua që të djegin mandatet dhe nuk do të plotësohet lista me kandidatë të tjerë. Por unë kam burime të sigurta se do të jetë mbi 40 mandate, janë 30 që janë në pritje, besoj se reagimi i ndërkombëtarëve ishte dhe ndikuesi kryesor i ketij vendimi', ka thënë Lefter Maliqi, tashmë deputet i PD.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063660144805908
array(1) { ["section"]=> string(83) "pata-kemben-e-mbare-lefter-maliqi-lista-e-pd-do-te-plotesohet-me-43-deputete-156071" }