Patenta me pikë favorizon autoshkollat

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 22-02-2015 Patenta me pikë favorizon autoshkollat

Pikëzimi i lejeve të drejtimit është kthyer së fundmi në një debat të madh në vend. Ekspertë të fushës por edhe drejtuesit e automjeteve janë të ndarë sa i përket efekteve që do të ketë kjo metodë e rë në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithatë, nga patenta me pikë ato që do të përfitojnë më shumë do jenë autoshkollat.

Dejtori i Përgjithshëm i Patentave, Demir Osmani ka sqaruar një element thelbësor të këtij sistemi të ri, siç është rasti kur shoferi i automjetit humbet të gjitha pikët në patentë dhe rrugën që duhet të ndjekë ai për t’i rikthyer sërish ato.

Gjatë emisionit “E Diell” në Top Channel, Osmani ka thënë se këta drejtues që humbasin pikët e patentës, duhet të regjistrohen sërish pranë autoshkollave për të kryer sërish testimin që kërkohet për t’u liçensuar si drejtues mjeti. Kjo do të thotë më shumë kursantë dhe më shumë para për autoshkollat.

Osmani ka thënë se nga ana e shtetit nuk do të ketë asnjë taksë të re, e cila mund të çojë në rritjen e çmimit të patentës, por sipas tij çdo autoshkollë e vendos vetë çmimin e mësimdhënies për kursantët.

Drejtues të autoshkollave të ndryshme në vend kanë deklaruar se në muajt e ardhshëm do të ketë një rritje të çmimit të regjistrimit për kurset e teorisë dhe praktiës. Ata janë munduar të justifikojnë këtë rritje me përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, por pa specifikuar qartësisht se çfarë nënkuptojnë me këtë.

Në media dhe jo vetëm është diskutuar se çmimi i kurseve pranë autoshkollave do të jetë mbi 50 mijë lekë për patentën e kategorisë B, dukshëm më shtrenjtë seç aktualisht kushton.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 5 të rinj, 16 vjeçarja u ndihmoi në vjedhjen e vilës në Tiranë
Arrestimi në Shkodër, OSHEE: PD mbron vjedhjen e energjisë »
Article Logic
Execution time: 0.012451171875
array(1) { ["section"]=> string(43) "patenta-me-pike-favorizon-autoshkollat-4123" }