Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në mbledhjen “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, sipas të cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të patentave që do hyjë në fuqi më 20 prill të këtij viti.
-Çdokush që ka një leje drejtimi, zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, sipas tabelën së pikëve që shihni më poshtë
-Çdo qytetari që sapo fillon të drejtën për leje drejtimi, i jepen një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten, maksimumi, deri në 30 pikë.
-Nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm në momentin kur nuk është marrë vendim për pezullimin e lejes së drejtimit.
-Ne rastet kur drejtuesi i mjetit psh. kapet i dehur, atij i hiqen 8 pikë dhe nëse shkon në 0 pikë duhet t'i nënshtohet provimit nga e para.
Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes
(neni 120/1 i Kodit Rrugor)
KODI RRUGOR | SASIA E PIKËVE QË DO TË HIQEN | |||
Neni | Pika | Pershkrimi | Për herën e parë | Për përsëritje |
140 | 9 |
Tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë |
3 (tre) | 5 (pesë) |
141 | 10 | Qarkullon kundërvajtje në kthesa ne vende me fushepamjet te kufizuar | 3 (tre) | 8 (tetë) |
143 | 2 |
Duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 3 (tre) |
143 | 3 | Kapërcen linjat hekurudhore a të tramvajit dhe nuk jep përparësi mjeteve që lëvizin mbi shina |
0 (zero) |
brenda 1 viti 5 (pesë) |
143 | 4 |
Nuk jep përparësi për mjetet e tjera në kryqëzime dhe kur bëhet e njohur me sinjale të caktuara
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 5 (pesë) |
143 | 5 | Nuk ndalon para vijës së ndalimit përpara futjes në kryqëzim |
0 (zero) |
brenda 1 viti 5 (pesë) |
143 | 6 |
Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik nuk jep përparësi atij që qarkullon në rrugë
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 7 (shtatë) |
143 | 7 |
Zë kryqëzimin ose kapërcen linjat hekurudhore a të tramvajit dhe nuk vazhdon më tej dhe nuk liron zonën e manovrimit
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
143 | 8 | Kur vjen nga një shteg të udhëve për kafshë ose pistë për biçikleta nuk jep përparësi atij që qarkullon në rrugë |
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
144 | 4 | Vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi rrugor apo i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje |
0 (zero) |
3 herë brenda 2 vjetesh 8 (tetë) |
145 | 1 |
Nuk tregon kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit kur i afrohet një kalimi në nivel
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 2 | Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar |
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 3/a |
Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 3/b |
Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u hapur
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 3/c |
Në një kalim në nivel kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 3/d |
Në një kalim në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
145 | 4 | Në një kalim në nivel në rast të detyrimit të ndalimit mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit |
0 (zero) |
brenda 1 viti 6 (gjashtë) |
146 | 9 |
Nën drejtimin e mjetit parakalon pa kujdes kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve
|
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 8 (tetë) |
146 | 10 |
Parakalon në afërsi ose përgjatë kthesave a në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të pamjaftueshme.
|
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 5 (pesë) |
146 | 11 |
Parakalon një mjet i cili është duke parakaluar një mjet tjetër
|
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 5 (pesë) |
146 | 12 | Parakalon në afërsi ose në kryqëzime me përjashtim të rasteve kur lëvizja rregullohet me sinjalet përkatëse |
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 5 (pesë) |
146 | 13 | Parakalon në afërsi ose në kalimet në nivel pa barriera, përveç rasteve kur rregullohet me semaforë |
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 5 (pesë) |
146 | 14 | U ndalohet parakalimi drejtuesve të autotrenave, dhe artikualreve kur ne rruge tregohet me sinjale te caktuara |
0 (zero) |
brenda 2 vjetësh 6 (pesë) |
147 | 5 |
Si pasojë e mosrespektimit të distancave të sigurisë ndodh përplasje me mjet tjetër me dëmtime të tilla që duhet të kryhet kontroll teknik jashtë radhe
|
0 (zero) |
brenda 1 viti 8 (tetë) |
148 | 5 | Nuk lejohet këmbimi i mjeteve në kalimet e zëna me pengesa ose në rrugët malore |
0 (zero) |
brenda 1 viti 8 (tetë) |
166 | 8 |
Qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e sigurisë
|
10 (dhjetë) | 10 (dhjetë) |
170 | 8 | Drejtuesi i mjetit transporton fëmijë pa ndenjëse të posaçme | 3 (tre) | |
174 | 1/a |
Kthim sensi lëvizjeje në karrexhata rampa dhe në kalimet në disnivel në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme
|
3 (tre) | |
174 | 1/c |
Qarkullon në korsitë e emergjencës pa motiv në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme
|
8 (tetë) | |
174 | 1/d |
Qarkullon në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë pa motiv në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme
|
8 (tetë) | |
175 | 3 |
Nuk ndalon ose nuk lejon kalimin e mjeteve me sinjal shtesë zanor të alarmit
|
10 (dhjetë) | |
175 | 4 |
Ndjek nga afër mjete me sinjal shtesë alarmi zanor duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes
|
8 (tetë) | |
177 | 2 |
Qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk funksionon
|
3(tre) | |
184 | 2 | Qarkullon me mjet në gjendje të dehur | 8 (tetë) | brenda 1 viti 10 (dhjetë) |
184 | 10 |
Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit
|
8 (tetë) | brenda 1 viti 10 (dhjetë) |
185 | 1 |
Qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve droguese ose psikotrope
|
10 (dhjetë) | brenda 1 viti 15 (pesëmbë-dhjetë) |
185 | 2 |
Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope
|
10 (dhjetë) | brenda 1 viti 15 (pesëmbë-dhjetë) |
187 | 6 |
Nën drejtimin e mjetit nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti vetëm me dëme materiale
|
8 (tetë) | |
187 | 7 |
Nën drejtimin e mjetit nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz
|
15 (pesëmbëdhjetë) | |
190 | 1 |
Drejtuesi i mjetit nuk ndalon kur kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policë, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues
|
10 (dhjete) | |
190 | 2 |
Drejtuesi i mjetit nuk pranon të paraqesë dokumentin e qarkullimit, lejedrejtimin dhe çdo dokument tjetër që duhet të ketë me vete
|
10 (dhjete) | |
190 | 4 | Nuk ndalon në postblloqe | 10 (dhjetë) | |
190 | 5 | Nuk i bindet sinjalizimeve te personelit ushtarak | 5 (pesë) |