Patentat si Europa, ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve në vend (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 20-10-2020 Patentat si Europa, ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve në vend (DOKUMENTI)

Leja e qarkullimit të automjteve në Shqipëri do të ndryshojë së shpejti. Ministrja e Infrastrukturës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimit në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian. Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.

Përvec formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit. Aktualisht në Shqipëri ka dy kartona, një për lejën e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi së shpejti.

URDHËR

Nr. 284, datë 7.10.2020

PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE

Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar,

URDHËROJ:

Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.

Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë.

Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

1.jpg

2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Lushnjë, përplasen dy motorë, humb jetën 54-vjeçari
‘Deti’ vendoset në Hagë, kolonel Myslim Pashaj tregon ku ‘çalon’ Shqipëria: Kam më shumë besim te gjykata se teknikët shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.0105299949646
array(1) { ["section"]=> string(100) "patentat-si-europa-ndryshon-leja-e-qarkullimit-per-drejtuesit-e-automjeteve-ne-vend-dokumenti-224479" }