Patos, shkon për të denoncuar një sherr në polici, 59 vjeçari vdes nga infarkti

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 07-04-2015 Patos, shkon për të denoncuar një sherr në polici, 59 vjeçari vdes nga infarkti

Një person ka humbur jetën në qytetin e Patosit si pasojë e një infarkti kardiak të pësuar në ambientet e Postës së Policisë.

Sipas policisë 59 vjeçari Fatmir Muskaj, ka shkuar në ambientet e Postës së Policisë për të denoncuar një grindje dhe në atë moment dyshohet se ka pësuar një infarkt në zemër çka i ka shkaktuar dhe vdekjen. Policia tha se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkaqet e sakta të humbjes së jetës, por mjeku ligjor nuk ka mbërritur akoma për shkak se ndodhet në Vlorë për ekspertizën e tre personave që humbën jetën pas përplasjes me armë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjen dy transformatorë, një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Publikohet video e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj »
Article Logic
Execution time: 0.012755870819092
array(1) { ["section"]=> string(82) "patos-shkon-per-te-denoncuar-nje-sherr-ne-polici-59-vjecari-vdes-nga-infarkti-8076" }