Patozi: Basha nuk kërkon datë zgjedhjesh, por mos të ketë zgjedhje fare

Publikuar tek: politike, më 23:54 24-06-2019 Patozi: Basha nuk kërkon datë zgjedhjesh, por mos të ketë zgjedhje fare

Kordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shprehet se Basha nuk do që Meta të vendos një datë të re zgjedhjesh, por do që të ikë Rama dhe të mos bëhen fare votime.

I ftuar në emisionin Real Story, Patozi ka thënë se ka një konvergim mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit.

'Qendrimi i Bashës me duket jashte konteksti. Jam dakord me disa nga deklaratat e tij, por nuk e kuptoj pse i lidh me vendimin e Kolegjit. Ajo që duhej evituar sot ishte se duhej pritur reagimi i Metës sepse une kam përshtypjen se ka një lloj konvergjimi mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit. Dhe nese do të pranohej dekreti nga Kolegji Zgjedhor nuk e zgjidhte problemin e zotit Basha pasi ai nuk kërkon datë zgjedhjesh, por kërkon të ikë Edi Rama të mos ketë zgjedhje fare. Vendime të tilla unë nuk i dua, por kjo është drejtësia jonë dhe kjo është një drejtësi 5-0 që ka marrë dhe herë të tilla', ka thënë Astrit Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1925630569458
array(1) { ["section"]=> string(76) "patozi-basha-nuk-kerkon-date-zgjedhjesh-por-mos-te-kete-zgjedhje-fare-169618" }