Patozi: 'Bindja' është bio, ndërkombëtarët nuk kanë gisht

Publikuar tek: politike, më 23:26 24-04-2019 Patozi: 'Bindja' është bio, ndërkombëtarët nuk kanë gisht

Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi shprehet se ndërkombëtarët nuk kanë gisht në themelimin e partisë.

I ftuar në Opinion me Blendi Fevziun, Patozi u shpreh se ata kanë mbështetje nga ndërkombëtarët nga fakti që ata ishin të prirur që të ketë zgjedhje në Shqipëri.

'Nuk ka asnjë lidhje, ne nuk kemi njerëz që janë pjesë e listave. Ne kemi një derë të hapur për cdo kënd dhe për deputetët që janë pjesë listës. Bindja Demokratike është një produkt bio shqiptar. Është një ide që është hedhur gati dy vjet, po ngjizej dita ditës për të ardhur këtu. Kemi kontaktet tona me faktorë ndërkombëtarë. Ne kemi marrë një lloj mbështetje nga fakti që ata ishin të prirur që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Dhe ne jemi në këtë linjë', tha ndër të tjera Astrit Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022567987442017
array(1) { ["section"]=> string(60) "patozi-bindja-eshte-bio-nderkombetaret-nuk-kane-gisht-161751" }