Patozi: 'Bindja' nuk ka filluar sot, nisi në 2017 si lëvizje për Ringritjen e PD

Publikuar tek: politike, më 22:38 16-05-2019 Patozi: 'Bindja' nuk ka filluar sot, nisi në 2017 si lëvizje për Ringritjen e PD

Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi shprehet se kjo parti është një projekt i ri politik por që nuk është nisur sot, por vetëm sa u konkretizua.

Në një intervistë për Vizion+ me gazetarin Aleksandër Furxhi, Patozi tha se Bindja është një projekt që nisi në 2017 me lëvizjen e quajtur Ringritja e PD, lëvizje që pas dy vitesh solli 'Bindjen'.

Furxhi: Z. Patozi gjithsesi kjo është një hyrje e vrullshme për disa, për disa të tjerë ndoshta një aventurë. Po per Astrit Patozin cfarë është kjo garë?

Astrit Patozi: Kjo është vizioni ynë që kemi për politikën, vizioni ynë që kemi për Shqipërinë e së nesërmes dhe është një projekt i ri politik i cili nuk ka filluar sot por është kristalizuar sot. Pra është një lëvizje politike qe e kam nisur në vitin 2017, e ashtuquajtura Levizja për Ringritjen e Partisë Demokratike e cila pas dy vjetesh solli këtë rezultat që është BINDJA DEMOKRATIKE. ​

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069520473480225
array(1) { ["section"]=> string(83) "patozi-bindja-nuk-ka-filluar-sot-nisi-ne-2017-si-levizje-per-ringritjen-e-pd-164622" }