Patozi flet për marrëveshjen me Lefter Kokën: E dija që do të niste gjuetia e shtrigave, e kam marrë për rezervë

Publikuar tek: politike, më 18:09 20-05-2019 Patozi flet për marrëveshjen me Lefter Kokën: E dija që do të niste gjuetia e shtrigave, e kam marrë për rezervë

Një prej akuzave të Partisë Demokratike për paligjshmërinë e regjistrimit të Bindjes Demokratike është fakti se sipas tyre BD ka vetëm një deputet në Kuvend dhe ai është Andi Përmeti, i cili nuk i ka kaluar 6 muaj në këtë post.

I ftuar në Top Talk, koordinatori i BD, Astrit Patozi sqaron se partia e tij nuk ka pasur një, por dy deputetë të gatshëm për të firmosur që kjo forcë politike të garojë në zgjedhje.

“E kam marrën zotin Koka, për siguri. Sepse e dija që gjuetia e shtrigave ndaj Bindjes Demokratike do të vazhdonte dhe do të përdorej si një argument për të rrëzuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. E kam marrë për rezervë. E falenderoj që pranoi. Firma e zotit Koka për BD, nuk do të thotë se ai u bë me demokrat dhe unë u bëra i majtë. Ai vetëm ka dhënë një akses politik që kjo parti lejohet të garojë. Këtë mund ta bënte edhe enjë socialist e nuk do të kishte asgjë të keqe”, sqaroi Patozi.

Ai mohon në mënyrë kategorike se kjo lëvizje të hyjë tek “pazari” politik.

“E para zoti Koka me qëndrimin e tij, që nuk dogji mandatin është shumë afër nesh, sepse nuk mendon se ikja nga zgjedhjet është zgjidhja e problemit, por përballja. Në këtë pikë takohemi”, tha Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020129203796387
array(1) { ["section"]=> string(117) "patozi-flet-per-marreveshjen-me-lefter-koken-e-dija-qe-do-te-niste-gjuetia-e-shtrigave-e-kam-marre-per-rezerve-165026" }