Patozi frymëzohet nga aktorët e shpërthen në akuza ndaj Bashës: Mos kërkoni kot, udhëheqësi i opozitës u shit në mes të sheshit

Publikuar tek: barometri, më 07:35 30-06-2018 Patozi frymëzohet nga aktorët e shpërthen në akuza ndaj Bashës: Mos kërkoni kot, udhëheqësi i opozitës u shit në mes të sheshit

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi është rikthyer ditën e sotme me anë të një postimi, duke sulmuar kryedemokratin Basha.

 

Sipas Patozit, në Shqipëri ka shpëthyer një gjueti për të demaskuar njerëzit që i korripton pushteti, duke ilustruar rastin e aktorëve të teatrit teksa ka kthyer në vëmendje marrëveshjen e 17 majit.

Patozi ka vijuar duke thënë se udhëheqësi i opozitës është shitur në mes të sheshit.

POSTIMI:

NJË KËSHILLË PËR GJUETARËT E MORALIT

Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që, sipas tyre, blen dhe korrupton pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta. 
Tani janë në shenjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë.
Pa dashur të përfshihem në debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverisë, një këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar:
A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogetarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut vetë udhëheqësi i opozitës. 
Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi.
Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bërë pazar me Hitlerin. 
Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053063154220581
array(1) { ["section"]=> string(132) "patozi-frymezohet-nga-aktoret-e-shperthen-ne-akuza-ndaj-bashes-mos-kerkoni-kot-udheheqesi-i-opozites-u-shit-ne-mes-te-sheshit-126242" }