Patozi i bën 'skanerin' Bashës: Ai futet në debate personale me Ramën, ankohet pse i prenë fjalën. Ja pse s’do rrëzimin e sistemit

Publikuar tek: politike, më 21:27 12-02-2018 Patozi i bën 'skanerin' Bashës: Ai futet në debate personale me Ramën, ankohet pse i prenë fjalën. Ja pse s’do rrëzimin e sistemit

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë në “ABC Neës”, kritikon ashpër kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se është i paaftë të ngrejë kauza për rrëzimin e sistemit.

Patozi shprehet se Basha nuk e dëshiron rrëzimi e sistemit aktual pasi kërkon që përmes këtij sistemi t’i vijë rradha dhe të bëjë po të njëtat gjëra.

Sipas Patozit, Basha ngre kauza të kota teknike, si përplasjet në Parlament për ndërprerjet ë fjalës, duke shpërdoruar kështu mundësinë të flasë për problemet e popullit.

Pjesë nga intervista:

Çfarë kauzash mund të trajtoheshin më fort?

Unë nuk besoj se kjo është vetëm çështje kauzash. Nuk mbajnë gjatë, duhet një shumatore kauzash që të krijojë bindjen që opozita është ndryshe nga qeveria. Për opozitën askush ende nuk mendon që është gjëja e duhur apo shpresa, ky është difekti më i madh që ka Lulzim Basha.

Njerëzit e provojnë nën lëkurë. Ti duhet ta faktosh me gjeste dhe prova që ti je i ndryshëm. Ne jemi në këtë pikë sot prandaj nuk ka asnjë avantazh qoftë edhe të lehtë opozita në raport me qeverinë, edhe pse arsyet janë të shumta. Lulzim Basha nuk e bën dot këtë. Sepse Lulzim Basha duhet të ngrejë një furtunë që të godasë sistemin, por ai nuk është i përgatitur për këtë, sepse ai po pret te ferra. Ai nuk do një sistem tjetër, por do që përmes këtij sistemi të bëjë të njëjtën gjë.

Ai nuk i ka këto kauza. Duhet t’i ketë së brendshmi, t’i ndjejë. Unë druaj shumë që situata për PD do të vijë duke u përkeqësuar.

Si po mbahet opozita në parlamen?

Po ça të them unë se duket sikur s’jam unë dhe disa kolegë dhe ka rënë opozita. Edhe po të isha unë nuk e ndryshonim dot këtë, se mungon ai “çelësi i artë”. Lulzim Basha po krijon kauza teknike. Unë e di që nuk është mirë që t’i ndërpritet fjala një deputeti, por nuk besoj se kjo është më e rëndësishme sesa të lesh debatin e të enjtes dhe të kapesh pas “më preu fjalën, s’më la të flas”.

Ndjehesh keq kur e sheh këtë opozitë në parlament?

Sigurisht që ndihem keq. Por jam ndjerë keq edhe kur kam qenë unë aty. Opozita ka njëmijë arsye që të jetë ajo ndezësja e debatit, por ne nuk e shohim këtë. Ai pa asnjë arsye futet në një debat personal me kryeministrin që nuk është një fushë e tij dhe nuk ka arsye ta ndjekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097169876098633
array(1) { ["section"]=> string(132) "patozi-i-ben-skanerin-bashes-ai-futet-ne-debate-personale-me-ramen-ankohet-pse-i-prene-fjalen-ja-pse-s-do-rrezimin-e-sistemit-110043" }