Patozi: Ka të pakënaqur në PD që po mbledhin firma për parti të re. Basha ka ngrënë pica me Ramën, gjysma e opozitës i ka shkuar në dasmë...

Publikuar tek: politike, më 22:39 26-10-2020 Patozi: Ka të pakënaqur në PD që po mbledhin firma për parti të re. Basha ka ngrënë pica me Ramën, gjysma e opozitës i ka shkuar në dasmë... Astrit Patozi

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike ka thënë se krijimi i partive të reja të djathta që dalin dhe kundra opozitës nuk e fragmentizojnë votën e shqiptarëve.

Ai tha se nuk mund të rrëzohet Rama duke qenë në sqetullën e Bashës, duke u distancuar nga shumë akuza që i janë bërë.

Patozi tha se gjysma e atyre që e akuzojnë se ka krijuar parti për të dëmtuar të djathtën, kanë qenë në dasmën e Ramës, ndërsa kujtoi për publikun se Basha ka bashkë-qeverisur me të, madje kanë ngrënë dhe pica.

“Unë di njerëz që janë brenda PD që po mbledhin firma për të krijuar parti. Se janë të pakënaqur. Unë do jem gjithmonë kundër Ramës në zgjedhje. Ndërsa Basha ka të paktën 6 muaj bashkë-qeverisje me Ramën. Kanë ngrënë 3 orë pica me njeri-tjetrin. Unë nuk kam pirë kurrë  jë kafe me Ramën, mund ta pi nesër se kam problem, por e pi ballazi. Projekti im politik është kundër të dy palëve, sigurisht më shumë ndaj maxhorancës. Këta nuk luftohen duke u futur në sqetullat e këtyre dy partive. Unë nuk e dua atë lloj pushteti. Po luftoj për listat e hapura, bashkë me Murrizin. Kjo është sfida jonë. Çfarë më duhet mua çfarë thotë Basha. Ne mund ta rrëzojmë Edi Ramën. Më e fragmentizuar se në 2017 nuk ka. Ndoshta copëtimi i së djathtës mund t’i shërbejë në të mirë të Shqipërisë. Kjo pasi ata qytetarë që nuk duan të votojnë të djathtën e tyre mund të votojnë të djathtën tonë. Gjysma e atyre që janë te opozita e bashkuar krah Bashës kanë qenë në damsën e Ramës dhe më thonë mua se po i shërbej Ramës”, tha Patozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të inceneratorëve’, Kryemadhi: Njerëzit besojnë më shumë Monikën se Edi Ramën
‘I ka bërë shqiptarët si qen me maska’, Kryemadhi këshillon qytetarët si të mbrohen nga COVID-19: Mos u puthni buzë më buzë, laj duart dhe… »
Article Logic
Execution time: 0.011102914810181
array(1) { ["section"]=> string(141) "patozi-ka-te-pakenaqur-ne-pd-qe-po-mbledhin-firma-per-parti-te-re-basha-ka-ngrene-pica-me-ramen-gjysma-e-opozites-i-ka-shkuar-ne-dasme-225283" }