Patozi mesazh të fortë Ramës: I dashur timonier mos i trego bilbilit pyllin, por..

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:37 09-12-2017 Patozi mesazh të fortë Ramës: I dashur timonier mos i trego bilbilit pyllin, por..

Ish-deputeti i PD-së, Astri Paatozi ka reaguar pas përplasjes së kryeministrit Rama me një grup të rinjsh ditën e djeshme.

Duke iu drejtuar Ramës me ironi ‘timonier” fillimisht Patozi kërkon djesë se e mori vesh me vonesë lajmin.

“Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.”,shprehet ish deputeti.

Mesazhi i plotë:

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN

I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati "Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu..."

patoziii.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022094964981079
array(1) { ["section"]=> string(85) "patozi-mesazh-te-forte-rames-i-dashur-timonier-mos-i-trego-bilbilit-pyllin-por-102495" }