Patozi tregon kushtin: Jam i gatshëm t’i jap dorën Edi Ramës. I gatshëm të flas edhe me Bashën

Publikuar tek: politike, më 22:37 24-04-2019 Patozi tregon kushtin: Jam i gatshëm t’i jap dorën Edi Ramës. I gatshëm të flas edhe me Bashën

Themeluesi i partisë më të re “Bindja Demokratike” Astrit Patozi ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë koalicion me cilindo lider politik në Shqipëri, me kushtin që të kryhen ndryshimet në kodin zgjedhor.

Në emisionin “Opinion”, Patozi tha se është i gatshëm t’i japë dorën Bashës, Kryemadhit, vetëm për të diskutuar për ndyrshimin e sistemit politik në vend.

Patozi u shpreh kategorikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve që mund të çojë deri në përplasje civile. Ish-deputeti demokrat tha se shqiptarët nuk ia kanë borxh asnjë politikani të përjetojnë këto shqetësime.

Pjesë nga deklarata:

Unë jam gati të bëj koalicion me Lulzim Bashën, Edi Ramën, Monika Kryemadhin. Jam i gatshëm t’i jap dorën Edi Ramës vetëm nëse bëhet reforma zgjedhore. Oferta jonë është që ne të mos biem kurrë në këtë pikë, që disa lënë mandatin dhe disa të tjerë e marrin. Unë e konsideroj vëllavrasëse përplasjen civile. Asnjë shqiptar nuk na e ka borxh ne që t’i prishim gjumin në 30 qershor, që të mendojë deri në 30 qershor se mund të ndodhë ajo kataklizma.

Nëse Basha dhe Rama do të lihen vetëm, ata janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë. Ne jemi këtu për t’i thënë popullit që jemi edhe ne. Unë kam lindur për t’i dhënë shqiptarëve një ofertë tjetër.

Zgjedhjet në Shqipëri janë të kontaminuara, situata ka ardhur duke u degraduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035248041152954
array(1) { ["section"]=> string(99) "patozi-tregon-kushtin-jam-i-gatshem-t-i-jap-doren-edi-rames-i-gatshem-te-flas-edhe-me-bashen-161746" }