Patozi uron Arba Kokalarin dhe nuk kursen ironinë: Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë, përpara trenit të lodhur me qymyr i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel

Publikuar tek: politike, më 08:03 27-05-2019 Patozi uron Arba Kokalarin dhe nuk kursen ironinë: Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë, përpara trenit të lodhur me qymyr i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka uruar publikisht Arba Kokalarin për fitoren, duke u bërë kështu eurodeputetja e parë shqiptare.

Mes rreshtave teksa shpreh krenarinë për Kokalarin, Patozi nuk kursen as ironinë.

"Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel', shkruan mes të tjerash Patozi.

Mesazhi i plotë:

KRENARË PËR EURODEPUTETEN E PARË SHQIPTARE!

Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.

Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.

Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023037910461426
array(1) { ["section"]=> string(172) "patozi-uron-arba-kokalarin-dhe-nuk-kursen-ironine-shqiperia-mberriti-mbreme-ne-europe-perpara-trenit-te-lodhur-me-qymyr-i-nisur-prej-vitesh-nga-tirana-per-ne-bruksel-165827" }