Patozi 'zbulon' pse nuk do ndodhë asgjë e keqe më 2 mars: Amerikanët kanë parasysh Metën, kurse Presidenti...

Publikuar tek: politike, më 21:35 28-02-2020 Patozi 'zbulon' pse nuk do ndodhë asgjë e keqe më 2 mars: Amerikanët kanë parasysh Metën, kurse Presidenti... Kim - Meta

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar paralajmërimin e ambasadës amerikane për qytetarët e saj që të rrinë larg protestës së organizuar nga Presidenti, por edhe reagimin e kreut të shtetit përmes zëdhënësit të tij, që tha se nuk ka vend për alarm.

Përmes një statusi në 'Facebook', Patozi thotë se të dyja palët kanë të drejtë për deklaratat e tyre, pasi e kanë parasysh dhe e njohin njëri-tjetrin.

"Të dy palët kanë të drejtë. Ambasada Amerikane ka shumë të drejtë, kur paralajmëron qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestës së thirrur nga Presidenti, sepse ka parasysh Ilir Metën. Por edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanët" shkruan Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063040256500244
array(1) { ["section"]=> string(109) "patozi-zbulon-pse-nuk-do-ndodhe-asgje-e-keqe-me-2-mars-amerikanet-kane-parasysh-meten-kurse-presidenti-196825" }