Patriarku i Moskës për herë të parë vizitë në Shqipëri, ja me kë do takohet

Publikuar tek: aktualitet, më 06:18 18-04-2018 Patriarku i Moskës për herë të parë vizitë në Shqipëri, ja me kë do takohet

Patriarku i Moskës, Kiril do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në fund të këtij muaji.

Mësohet se vizita e Patriarkut rus në Shqipëri do të zhvillohet në datat 28-30 Prill dhe do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Po ashtu, Patriarku i Moskës do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta dhe autoritetet të tjera të shtetit shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Partiarkanës së Moskës, i cili shtoi se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.

Kujtojmë se pak kohë më parë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë u tensionuan disi, pasi vendi ynë vendosi të përkrahë perëndimorët duke dëbuar diplomatët rusë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Llalla jashtë shtetit, gazetari zbulon pse: Ka nevojë për kurim të vazhdueshëm...
U mor peng dhe u rrah barbarisht nga dy vëllezër, ZBARDHET dëshmia e BIZNESMENIT: Unë nuk kam shlyer borxhin »
Article Logic
Execution time: 0.0097219944000244
array(1) { ["section"]=> string(81) "patriarku-i-moskes-per-here-te-pare-vizite-ne-shqiperi-ja-me-ke-do-takohet-117263" }